Përplasja e fundit në LDK është vërejtur edhe në festes e Ambasadës së ShBA-së në Prishtinë, e cila është organizuar mbrëmë me rastin e 250-vjetorit të pavarësisë së ShBA-së.
Në fotografitë që janë shpërndarë nëpër rrjete sociale shihen që zyrtarët e LDK-së në këtë festë ishin ndarë në dy grupe.
Në një tavolinë ishte kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, me mbështetësit e tij: Vjosa Osmani, Paris Guri, Ukë Rugova dhe disa zyrtarë të tjerë.

Kurse në tavolinën tjetër ishin mbledhur zyrtarët që po ia kërkojnë dorëheqjen Abdixhikut: Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Gazmend Muhaxheri, Imri Ahmeti e disa të tjerë.

Këtij grupi u ishte bashkuar edhe kryetari i Prishtinë, Përparim Rama.

