Ledri ia vë vulën verës me paraqitjen e fundit, çfarë bukuroshi

Ledri Vula ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një postim të ri në Instagram, i publikuar vetëm pak minuta më parë.

Reperi shfaqet i veshur me një kombinim tërësisht në të zeza, teksa pozon pranë detit me syze dielli, duke sjellë një pamje verore dhe elegante, shkruan Indeksonline.

Menjëherë pas publikimit, postimi u mbush me komente dhe reagime nga fansat, por edhe nga emra të njohur të skenës.

Ndjekësit nuk kursyen komplimentet, duke e vlerësuar stilin dhe paraqitjen e artistit.

Si zakonisht, Ledri Vula vazhdon të mbetet një nga artistët shqiptarë më të ndjekur në rrjetet sociale, ku çdo postim i tij tërheq interes të madh.

By admin4