Liderë e partive takohen sot në Presidencë për caktimin e datës së zgjedhjeve

Partitë politike kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga Presidenca për caktimin e datës së zgjedhjeve të reja parlamentare, i cili pritet të mbahet sot në orën 15:00.

Përfaqësues të subjekteve politike, përfshirë ato që deri dje ishin në opozitë, kanë bërë të ditur se do t’i përgjigjen pozitivisht ftesës dhe do të marrin pjesë në këtë takim.

Nga Presidenca është bërë e ditur se takimi vjen pas koordinimeve me institucionet përgjegjëse për organizimin e procesit zgjedhor, ku janë diskutuar afatet ligjore, përgatitjet administrative dhe nevoja për një proces të rregullt dhe profesional.

Kosova pritet të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare pasi Kuvendi nuk arriti ta zgjedhë presidentin brenda afatit kushtetues.

Sipas interpretimit të Gjykatës Kushtetuese, në raste të tilla Kuvendi shpërndahet automatikisht, duke hapur rrugë për zgjedhje të reja.

Zgjedhjet pritet të shpallen brenda afatit kushtetues, ndërsa pas konsultimeve me partitë politike do të caktohet edhe data e votimit. Sipas afateve ligjore, ato duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

By admin1