Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka kritikuar vendimin e kryesisë së PDK-së, për mospërfshirjen e Fatmir Limajt në listën zgjedhore për 7 shkurtin. Ai me anë të një postimi ka lënë të kuptohet se vendimi i Kryesisë është në dëmë të PDK-së dhe Kosovës.
E plotë:
U ripërsërit modeli i ndikimit në Kryesinë e PDK-së. Kreatorët e kësaj fryme, nuk po i bëjnë shërbim Kosovës e as PDK-së.
Për ta paraqitur Bedriun humbës dhe Fatmirin jomeritor në Listë, janë ata që nuk patën guxim të ballafaqohen me pozitën dhe qytetarin ndër vite.
Anëtarësia e gjerë, simpatizantët dhe qytetarët, do të jenë në përkrahje të PDK-së, të heronjve tanë të luftës e paqes dhe të Bedri Hamzës!


