Patricia Z. nga Valais e kishte akuzuar pesë vite më parë Loredana Zefin për mashtrim financiar. Pesë vite pas kësaj ngjarje, Patricia ështe takuar me reperen kosovare në një dokumentar nga Constantin Film.
Çifti Valais ishte mashtruar me rreth 700,000 franga zvicerane nga reperja dhe vëllai i saj. Patricia ka zbuluar se Loredana ka kthyer pjesën e parave të saj, ndërsa vëllau i saj ende nuk është përgjigjur për paratë e marra.
“Ajo e pranoi fajin. Ajo e pranoi veten si autore të krimit”, thotë Patricia.
Megjithatë, shqetësimi i Patricias nuk ka të bëjë vetëm me pajtimin me Loredanën. Mbi të gjitha, ajo dëshiron t’i paralajmërojë të tjerët.
“Mendoj se ka më shumë të bëjë me vëllain e saj”, thotë ajo. Pajtimi me të është i pamundur. “Kurrë”, sqaron gruaja nga Valais.
“Ai është zhdukur diku në Kosovë dhe autoritetet zvicerane kanë duart e lidhura” thotë e moshuara e dëmtuar.

