Lufta hibride e Rusisë dhe siguria evropiane: reagimet e Gjermanisë dhe aleatëve pas sulmit hibrid në aeroportin e Leipzigut

PhD candidat: Gzim Rushiti

Në një prononcim të tijën para mediave në Berlin në një konferencë për shtyp të mbajtur më 01 shtator 2026 ministri i Brendshëm i Gjermanisë Alexander Dobrindt deklaroi se “Qeveria federale ka arritur në përfundimin se Rusia është përgjegjëse për sulmin hibrid në Leipzig”.

Në mbrëmjen e 4 gudhtit 2026, në zonën e sigurisë së aeroportit Leipzig/Halle autoritetet gjermane zbuluan një dron të pajisur me eksploziv dhe mekanizëm shpërthimi dhe këtë qeveria e Gjermanisë e cilësoi si një tentativë sulmi dhe e akuzoi si përgjegjëse Rusinë.

Sulmin hibrid të ndodhur në mbrëmjen e 4 gushtit 2026 në zonën e sigurisë së lartë në aeroportin e Leipzig/Halle për të cilin qeveria federale e Gjermanisë e akuzoi dhe e bëri përgjegjëse në mënyrë të drejtëpërdrejtë Rusinë, prokurorët federal të Gjermanisë e cilësuan si “sulm serioz ndaj infrastrukturës së transportit dhe të logjistikës në Gjermani”.

Incindenti i ndodhur në aeroportin e Leipzig në Gjermani, për të cilin ajo e bëri përgjegjëse Rusinë, ka sjellë reagime të forta të drejtuesve politik në Berlin dhe gjithashtu ka sjellë edhe reagime të forta të udhëheqësve të Bashkimit Evropian, të NATO –s dhe të liderëve të shteteve aleate të Gjermanisë, duke përfshirë këtu edhe liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Për sulmin me dron për të cilin Gjermani e bëri përgjegjëse Rusinë, ka reaguar edhe minstri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë Johann Wadephul i cili premtoi një përgjigje të matur ndaj zbulimit të dronit duke shmangur kështu fajësimin në mënyrë të drejtëpërdrejtë të Rusisë deri në konferencën për shtyp të ministrit të Punëve të Brendshme të Gjermanisë. Gjithashtu për sulmin hibrid të ndodhur në zonën e sigurisë së lartë në aeroportin e Leipzig ka reaguar edhe kancelari i Gjermanisë Friedrich Merz i cili kishte premtuar se do të bëhej publike një përgjigje zyrtare ë ditët në vijim ndaj incidentit.

Sulmi hibrid me dron i Rusisë i kryer në zonën e sigurisë së lartë në aeroportin e Leipzig paraqet një sfidë serioze për sigurinë evropiane në përgjithësi si dhe për aftësinë e shteteve aleate që tu përgjigjen kërcënimeve hibride në mënyrë të bashkuar. Prandaj për të diskutuar kërcënimet hibride

dhe mbështetjen për Ukrainën u takuan në Bruksel edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO –s Mark Rutte dhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO –s Mark Rutte shprehu mbështetje të plotë për Gjermaninë pas sulmit hibrid të ndodhur në zonën e sigurisë së lartë në aeroportin e Leipzig dhe shtoi se tendencat e Rusisë për të trembur aleatët dhe për të fobësuar përkrahjen e tyre për Ukrainën do të jenë të pasuksesshme. Ai gjithashtu gjatë prononcimit të tij ka theksuar se aleatët punojnë në mënyrë të pandërprerë me qëllim që të arrijnë që ti mbajnë njerëzit e tyre të sigurtë. Sekretari i NATO –s Mark Rutte gjithashtu ka theksuar se uniteti dhe besimi ndërmjet aleatëve është i palëkundur.

Për sulmin me dron të ndodhur në aeroportin e Leipzigut ka rreaguar edhe shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas e cila në një deklaratë të saj në mynyrë të drejtëpërdrejtë për këtë sulm e bërri përgjegjëse dhe e akuzoi Rusinë. Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas pas këtij sulmi e cilësoi Rusinë si një shtet i cili po bëhet gjthmonë e më provokues dhe ngriti pyetjen se çfarë duhet bërrë dhe si mundet që të pengohet Rusia nga përshkallëzimi i mëtejshëm i rensioneve në të arrdhmen.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e ka cilësuar sulmin në zonën e sigurisë së lartë në aeroportin e Leipzig si një sulm të kryer nga nga operativë rus brenda tokës së Bashkimit Evropian duke përdorur materiale të nivelit ushtarak. Ajo e ka cilësuar këtë sulm si një përshkallëzim serioz, i cili sipas saj mund të kishte shkaktuar dëme mëdha materiale dhe pasoja dhe viktima njerëzore.

Edhe shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor kanë shprehur solidaritetin e tyre të plotë me Gjermaninë pas sulmit hibrid i cili ndodhi në aeroportin e Leipzigut muajin e kaluar dhe për të cilin sulm Berlini e akuzoi dhe e bërri përgjegjës Moskën. Kryeminstra dhe Ministra të Punëve të Jashmte të shteteve të rajonit të Ballkanit Perëndimor në deklarimet e tyre zyrtare, në mënyrë shprehimore e kanë shrehur solidaritetin e tyre me Gjermaninë pas këtij sulmi dhe kanë theksuar se uniteti në mes të aleatëve është i palëkundur.

Si kundërpërgjigje ndaj sulmit hibrid të kryer nga operativë rus të nivelit të ulët në zonën e sigurisë së lartë në aeroportin e Leipzigut, Berlini zyrtarë ka njoftuar se do të ndërrmarë një sërë masash kundër Moskës, duke përfshirë këtu mbylljen e Konsullatës së Përgjithshme të Rusisë në Bonn si dhe ndërprerjen e marrëveshjes për Shtëpinë Ruse në Berlin.