Lushaku-Sadriu thotë se LDK-ja është e gatshme për kontribut në zgjidhjen e presidentit të Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës është shprehur e gatshme të japë kontribut për gjetjen e një zgjidhjeje lidhur me çështjen e presidentit të Kosovës.

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, tha se partia e saj është e gatshme të kontribuojë në tejkalimin e situatës dhe të shmangë një skenar që do ta çonte vendin drejt zgjedhjeve të reja.

“Jemi të gatshëm të japim kontribut për zgjidhjen e presidentit”, deklaroi Lushaku pas seancës së kuvendit.

Ajo u shpreh e kënaqur që në tekstin e miratuar u morën parasysh të gjitha komentet e partive.

Lushaku Sadriu tha se kanë përgjegjësi ta lartësojnë luftën çlirimtare.

“Jemi të vetëdijshëm dhe dëshirojmë të kontribuojmë që Kosova të jetë shtet i pavarur me liri dhe të respektojë parimet demokratike, dhe të funksionojnë institucionet tona të pavarura që të sigurojë drejtësi për secilin qytetar”, tha Lushaku-Sadriu.