Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka reaguar ndaj të parit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikut, pasi ky i fundit e përmendi atë në një paraqitje televizive.
Lushtaku, ka thënë se Abdixhiku s’duhet të ia përmend emrin atij, por t’i zgjidh problemet brenda LDK’së.
I pari i Skenderajt ka thënë edhe se, ‘’kur dojnë me shit pallavra’’ të tjerët e gjejnë një mundësi dhe ia përmendin emrin atij.
‘’Me asnjë deputet të tij nuk kam nejt najherë, po s’kam nejt edhe me kryetarin e LDK’së. Kështu kur dojn me shit pallavra e gjejnë një mundësi edhe ma përdorin emrin tim. Kështu e kisha lut që mos përdor emrin tim, s’ka nevojë, s’ka asnjë arsye. Unë mendoj që ai është kryetar i LDK’së, ai le të merret me LDK’në, jo me mu. Është e padrejtë se unë asnjëherë as nuk jam marr as nuk kam fol, unë kam shokë në të gjitha partitë politike, në këtë rast edhe në LDK, po me njerëz që janë përgjegjës apo janë në kryesi, apo deputet, asnjëherë nuk jam taku. Po del interesant kur ma përdor emrin, goxha del interesant. Unë mënoj që duhet me i zgjidh problemet brenda shtëpisë të vetë, ai s’ka nevojë me u marr me mu’’, ka thënë Lushtaku.



