Lushtaku mohon sulmin ndaj Mehanit, thotë se qytetarët reaguan pas tentim sulmit ndaj tij dhe etiketimit Sami Serbia

Kreu i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka reaguar pasi nga Levizja Vetëvendosje pretendojnë se ai bashkë me disa persona të tjerë e kanë sulmuar fizikisht Hysni Mehanin.

Lushtaku ka thënë se “pushteti i Kurtit” ka tentuar që ta sulmojë sot duke i thënë “Sami Serbia”.

Reklame

Ai ka thënë se një gjë e tillë ka qenë e papranueshme për qytetarët dhe të njëjtit kanë reaguar.

“Pushteti i Albin Kurtit përmes mekanizmave të tij tentoi që sot të më sulmoi në Skenderaj. E kam një jetë në shërbim të vendit kurse etiketat si “Sami Serbia” qytetarët nuk i tolerojnë më prandaj edhe reaguan!”, ka shkruar ai.

By admin2