Kryeministri i Hungarisë, Peter Magyar, ka paralajmëruar nisjen e procedurave ligjore për shkarkimin e Presidentit Tamas Sulyok, nëse ky i fundit nuk jep dorëheqjen nga detyra.
Gjatë një deklarate për mediat, Magyar tha se i kishte kërkuar Presidentit të largohej nga posti, me pretendimin se ka vepruar në interes të ish-kryeministrit Viktor Orban.
“I kam thënë Presidentit se nëse ai vazhdon të mbajë të njëjtin qëndrim dhe nuk jep dorëheqjen, atëherë sot do të informoj deputetët e Tisza-s për propozimet tona ligjore dhe do të nisim menjëherë procedurat e nevojshme”, tha Magyar.
Ai shtoi se qeveria synon të largojë nga institucionet publike të gjithë zyrtarët që kanë kontribuar në dobësimin e demokracisë gjatë viteve të qeverisjes së Orbanit.
“Do të përpiqemi të miratojmë sa më shpejt legjislacionin e nevojshëm dhe po, do të flitet për largimin e të gjithë kukullave politike, të gjithë atyre që morën pjesë në këtë sistem emërimesh dhe që, në vend që të forconin demokracinë dhe shtetin e së drejtës në Hungari, morën pjesë në shkatërrimin e tyre”, shtoi Magyar.
Partia Fidesz e Viktor Orbanit reagoi menjeherë duke e cilësuar deklaratën e kryeministrit si të paligjshme.
Tamas Sulyok u zgjodh president në fillim të vitit 2024 nga shumica parlamentare e parties së ish kryeministrit hungarez.


