“Mandati s’është qëllimi im” – Daut Haradinaj bën gjestin e papritur

Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka reaguar pas rritjes së subjektit të tij në zgjedhjet e 7 qershorit, duke falënderuar bashkëluftëtarët dhe mbështetësit për besimin e dhënë.

Në një postim publik, Haradinaj ka vlerësuar kontributin e të gjithë atyre që e kanë përkrahur gjatë fushatës, duke theksuar se mbetet besnik ndaj Aleancës dhe parimeve të saj.

Ai ka veçuar edhe Ardian Gjinin, për të cilin është shprehur krenar dhe mirënjohës për udhëheqjen e listës zgjedhore.

“Të nderuar bashkëluftëtarë, fjalën e dhënë e mbajta dhe gjithmonë do të jem krah jush! E kam pasur obligim moral që këtë betejë t’ia dhuroj shpërblimin Ardian Gjinit. Ndihem sinqerisht i përmbushur dhe falënderues ndaj të gjithë atyre që më besuan, dhe do t’ju besoj gjithmonë”, ka shkruar Haradinaj.

Ai shtoi se mandatin e deputetit kësaj radhe e lë për t’i hapur rrugë të tjerëve në listë, duke theksuar se për të mandati është vlerë dhe respekt, por jo qëllimi kryesor.

“Jam dhe do të jem gjithmonë Aleancë, por mandatin si deputet kësaj radhe e lë për t’ju lëshuar vend të tjerëve në listën tonë fantastike. Jam për dhe me popullin, mandati është vlerë dhe respekt i jashtëzakonshëm, por jo qëllimi im i vetëm”, ka shtuar ai.

Në fund, Haradinaj ka uruar Ardian Gjinin dhe ka falënderuar sërish të gjithë mbështetësit, duke thënë se mbetet i përkushtuar ndaj Aleancës dhe kauzës së saj politike.

By admin