Këshilli Organizativ ka bërë thirrje për pjesëmarrje në një marsh protestues, i cili do të mbahet të dielën, më 27 shtator, në sheshin “Skënderbeu” në Shkup, me fillim në orën 14:00.
Sipas organizatorëve, marshi organizohet në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës lidhur me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.
Këshilli Organizativ u ka bërë thirrje partive politike shqiptare, familjeve të dëshmorëve, veteranëve, studentëve, akademikëve, artistëve, shoqërisë civile dhe qytetarëve që t’i bashkohen marshit.
Organizatorët theksojnë se protesta do të jetë paqësore, qytetare dhe dinjitoze, duke kërkuar nga pjesëmarrësit që të respektojnë rendin publik dhe të kontribuojnë që marshi të zhvillohet në mënyrë të qetë.



