Nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, do të mbahet “Marshi për Liri”, me kërkesën për drejtësi ndaj ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Derisa në Prishtinë janë bërë përgatitjet për këtë marsh, Policia e Kosovës ka njoftuar për disa masa që ka ndërmarrë për të garantuar sigurinë gjatë këtij manifestimi.
E si pjesë e këtyre masave, duket se është edhe vendosja e një patrulle policore te selia e EULEX-it në Zonën Industriale, në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.
Sipas njoftimit paraprak të Policisë, në kryeqytet do të bllokohen disa rrugë për të siguruar mbarëvajtjen e marshit paqësor.
“Sipas planifikimeve policore me qëllim të mbarëvajtjes së marshit rrugët të cilat do të bllokohen për qarkullim në kryeqytet janë rrugët: ‘Agim Ramadani’, ‘Luan Haradinaj’ dhe ‘Enver Zymberi’, por varësisht nevojës operative mund të ketë edhe rruge të tjera në të cilat mund të ndërpritet qarkullimi përkohësisht”, ka njoftuar Policia.



