Më 08.05.2026, në orën 08:00 në SPB Tetovë, një burrë 51-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka denoncuar se është mashtruar nga D.B. nga Shkupi.
Sipas denoncimit, në periudhën nga shkurti deri në mars të vitit 2025, personi e ka vënë në lajthitje duke i premtuar vizë pune për shtet të huaj, për çka në disa raste ai i ka paguar gjithsej 2.790 euro. Po punohet në zbardhjen e rastit, pas së cilës do të vijojë kallëzimi përkatës.


