Studentë dhe qytetarë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, kanë dorëzuar këtë të premte një peticion në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme kundër shkarkimit të ambasadorit shqiptar në RMV, Denion Meidani.
I pyetur nga Top Channel, gazetari i “Macedonia Press” dhe një nga nismëtarët e peticionit, Nevrij Ademi, ka zbuluar se janë mbledhur dy mijë firma.
Ky është peticioni i dytë i dorëzuar në Ministri, pas një të pari të dorëzuar online disa ditë më parë, me mbi 3 mijë firma.
Kosova dhe Rajoni Kryesore Të Fundit
Mblidhen dy mijë firma kundër shkarkimit të Meidanit, nismëtari i peticionit për TCH: I kemi dorëzuar në MPEJ. Largimi i tij, goditje e rëndë për studentët
22/05/2026 18:01
Studentë dhe qytetarë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, kanë dorëzuar këtë të premte një peticion në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme kundër shkarkimit të ambasadorit shqiptar në RMV, Denion Meidani.
I pyetur nga Top Channel, gazetari i “Macedonia Press” dhe një nga nismëtarët e peticionit, Nevrij Ademi, ka zbuluar se janë mbledhur dy mijë firma.
Ky është peticioni i dytë i dorëzuar në Ministri, pas një të pari të dorëzuar online disa ditë më parë, me mbi 3 mijë firma.
Studentët kanë kërkuar edhe takim me ministrin Hoxha, por sipas kabinetit ai ka qenë në një udhëtim zyrtar.
“Kemi pasur një ambasador që është kujdesur për shqiptarët në RMV dhe të bësh këtë, në këtë moment kur studentët janë çuar në këmbë… paramendoni se sa ‘goditje’ është për studentët”, u shpreh Ademi.
Gazetari gjithashtu ka shtuar se Meidani nuk kishte dijeni për peticionin dhe pretendon se ai e ka marrë vesh nga statuset online.
Nga ana tjetër, ende nuk ka asnjë përgjigje zyrtare sa i përket dhënies së provimeve të jurisprudencës në shqip.


