Mbretëria e Bashkuar e dënon dhe e quan “të neveritshme” deklaratën e ministres serbe për “spastrim etnik” të Kosovës

Mbretëria e Bashkuar e ka dënuar deklaratën e minsitres serbe, Snezhana Paunoviq, e cila u shpreh në mbështetje të spastrimit etnik të shqiptarëve të Kosovës viteve të 90-ta dhe u shpreh se do ta bënte edhe vetë.

Nga Mbretëria e Bashkuar kanë dalë me reagim zyrtar dënues ndaj kësaj deklarate

Deklaratë nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar (FCDO):

“Ne dënojmë deklaratat e ministres serbe Snezana Paunoviq, duke përfshirë referencat për pastrim etnik të Kosovës. Ato janë krejtësisht të neveritshme dhe nuk kanë vend në shoqërinë e sotme.

Në një kohë kur vendet në mbarë Ballkanin Perëndimor janë të fokusuara në ndërtimin e një të ardhmeje paqësore, të qëndrueshme dhe shumëetnike, deklarata të tilla synojnë të rihapin ndarjet e vjetra dhe të ndezin tensionet. Liderët politikë përgjegjës duhet ta refuzojnë një gjuhë të tillë në mënyrë të qartë dhe të paekuivok.

Ne e vëmë re hedhjen poshtë të këtyre komenteve nga ana e Presidentit Vuçiq.”

By admin7