Ka përfunduar pas rreth 90 minutash mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, e thirrur nga Presidenti i Shqipërisë.
Në takim mori pjesë edhe kreu i SPAK, Klodian Braho, i cili ishte ftuar nga Presidenti. Sipas raportimit të gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu, përveç 14 anëtarëve permanentë të Këshillit, në mbledhje janë ftuar edhe persona të tjerë, në varësi të çështjeve të përfshira në rendin e diskutimeve.
Deri në këto momente nuk janë bërë publike detaje të plota mbi diskutimet dhe çështjet e trajtuara gjatë takimit.
Pas përfundimit të mbledhjes, pritet një deklaratë zyrtare nga Presidenca për temat e diskutuara dhe përfundimet e takimit.
Një komunikim i ngjashëm nga Presidenca pritet edhe këtë herë, në vijim të praktikës së ndjekur në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare në vitin 2023, kur në qendër të diskutimeve ishte sulmi kibernetik iranian ndaj institucioneve shqiptare.



