Sipas Policisë shqiptare, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:35, në lagjen nr. 13 të qytetit bregdetar. I mituri ishte banues në Tiranë.
“Rreth orës 10:35, në lagjen nr. 13, Durrës, gjatë kohës që po lahej në det, dyshohet se është mbytur aksidentalisht një 11-vjeçar, banues në Tiranë. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për përcaktimin e shkakut të mbytjes”, njoftoi Policia shqiptare.

