Më 1 tetor do të organizohet në Prishtinë marshi i madh me moton “Jo në emrin tim”, në mbështetje të çlirimtarëve.
Eliza Hoxha nga platforma “Liria ka Emër” ka thënë se data e protestës nuk është zgjedhur rastësisht, duke e lidhur atë me protestat studentore të 1 tetorit, njofton Klankosova.tv.
Ajo ka bërë thirrje për pjesëmarrje në marshin e paralajmëruar për 1 tetor që mbahet në sheshin “Skënderbeu” me fillim nga ora 16:00..
Data nuk është zgjedhur rastësisht. Më 1 tetor 1997, studentët e Kosovës dolën në rrugë në një protestë paqësore që mbeti një nga momentet simbolike të rezistencës qytetare. Më 1 tetor, ne do të dalim përsëri paqësisht, me një mesazh të përbashkët: JO NË EMRIN TIM. Më 10 tetor, kjo thirrje do të vazhdojë në Bruksel, së bashku me mërgatën tonë. Kosova brenda dhe Kosova jashtë do të flasin me një zë”, tha Hoxha.
Hoxha njoftoi se më 10 tetor do të vazhdojnë organizimet në Bruksel, Strasburg e Hagë me peticionin qytetar “Jo në emrin tim”.



