Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka dalë e para në komunën e Istogut në zgjedhjet e 7 qershorit, duke shënuar një nga rezultatet e saj më të mira në nivel lokal.
Pas këtij rezultati, kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar me një postim mirënjohës në rrjetet sociale, duke vlerësuar lartë kryetarin e Istogut dhe sekretarin e partisë, Ilir Ferati.
Abdixhiku e ka cilësuar Feratin si një nga figurat më të rëndësishme të LDK-së në terren, duke e quajtur atë “fitues lokal dhe fitues nacional”.
“Me Ilirin, ma t’mirin. Fitues lokal, fitues nacional. Sekretari ynë! Puna vazhdon. Fort!”, ka shkruar Abdixhiku në reagimin e tij.
Rezultati në Istog shihet brenda LDK-së si një konfirmim i mbështetjes së vazhdueshme për strukturat lokale të partisë, me Feratin që vlerësohet si një nga faktorët kryesorë të këtij suksesi elektoral.
LDK, megjithatë, ka arritur të renditet e para vetëm në këtë komunë, ndërsa në nivel vendi gara ka qenë më e ngushtë mes subjekteve kryesore politike.

