Pas përfundimit të eksperiencës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, Miri ka ndarë disa nga përshtypjet e tij të para jashtë izolimit, duke treguar se si e ka përjetuar këtë rrugëtim dhe çfarë ndjen tani që gjithçka ka marrë fund.
Një nga momentet që ka tërhequr vëmendje gjatë finales ishte edhe ndryshimi në pamjen e bashkëshortes së tij. Miri tregoi se e kishte vënë re menjëherë transformimin e saj gjatë surprizës në natën e madhe dhe nuk hezitoi të japë mendimin e tij me sportivitet.
“Më ka pëlqyer bionde, por është shumë interesante edhe brune,” u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se e vlerëson çdo version të saj.
Ndërkohë, i pyetur për momentin e parë pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, përgjigjja e tij ishte e thjeshtë, por shumë domethënëse. Miri zbuloi se gjëja e parë që bëri ishte të përqafonte dhe të puthte vajzën e tij.

