Një person i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar është arrestuar të shtunën në Gjakovë, pas informacioneve operative të siguruara nga Policia, mëson Sinjali.
Burimet bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Hil Memen, ndaj të cilit ishte aktiv një urdhër-arrest ndërkombëtar i lëshuar nga Interpol Tirana.
Arrestimi është realizuar më 10 maj 2026 rreth orës 13:10 në rrugën “Mic Sokoli” në Gjakovë.
Sipas informatave, patrulla policore kishte pranuar informacion për vendndodhjen e personit të kërkuar dhe kishte intervenuar menjëherë në lokacion.
Pas identifikimit dhe verifikimeve zyrtare, është konfirmuar se 30-vjeçari kërkohej ndërkombëtarisht nga autoritetet shqiptare.
Me urdhër të Prokurorit kujdestar, i dyshuari është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.


