Më shumë se një ton drogë e fshehur brenda një kamioni u sekuestrua këtë javë nga dogana turke në kufirin me Greqinë, njoftuan autoritetet turke.
Sipas Ministrisë Turke të Tregtisë, ngarkesa, vlera e së cilës në treg arrin në më shumë se 55 milionë euro, u zbulua në pikën kufitare në Ipsala dhe përmbante kryesisht metamfetaminë, heroinë dhe opium të papërpunuar.
Sipas agjencive private të lajmeve DHA dhe IHA dhe siç raportohet nga Agjencia e Lajmeve të Athinës, kamioni kishte mbërritur nga Irani.
Autoritetet turke kanë njoftuar se në vitin 2025 kanë sekuestruar gjithsej 33.6 ton drogë me një vlerë tregu prej gati 840 milionë eurosh.
© SYRI.net

