Meloni njofton ndalimin e burkës dhe nikabit në shkollat italiane

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka paralajmëruar ndalimin e mbulimit të plotë të fytyrës në shkolla dhe kufizimin e numrit të nxënësve të huaj nëpër klasa.

Meloni e bëri këtë deklaratë të dielën, gjatë një aktiviteti rinor të organizuar nga partia e saj.

Sipas Reuters, qeveria italiane pritet ta dërgojë së shpejti masën në Këshillin e Ministrave.

Ndalimi do të përfshijë burkën dhe nikabin në shkolla, ndërsa pritet të vendoset edhe një kufi për numrin e nxënësve të huaj në një klasë.

Meloni nuk ka treguar ende se sa do të jetë numri maksimal i nxënësve të huaj për klasë.

Italia përballet prej vitesh me flukse të larta migracioni, për shkak të pozitës së saj në Mesdheun Qendror.