Një familje përjetoi terror kur u sulmua me thikë nga një 32-vjeçar në shtëpinë e tyre në Halkidiki, sepse mendonte se ishin rusë.
I riu ukrainas doli nga shtëpia e tij dhe hyri në atë ngjitur ku jetonte një 75-vjeçar nga Hungaria me gruan e tij 59-vjeçare gjermane dhe djalin e tyre 40-vjeçar.
Të tre u sulmuan nga 32-vjeçari, teksa çifti mbetën të plagosur, ndërsa djali u përplas fizikisht me agresorin. Çifti po trajtohet në Spitalin e Poligjirosit dhe janë jashtë rrezikut, ndërsa djali nuk u konsiderua se kishte nevojë për trajtim.
32-vjeçari ukrainas u arrestua për tentativë vrasjeje, armëmbajtje pa leje dhe përdorim arme dhe sipas informacioneve ai vuan nga probleme psikiatrike.

