Më datë 24.07.2026 në ora 16:50, në bulevardin “Iliria” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin R.A. (53) nga fshati Strimnicë. I denoncuari, duke drejtuar automjetin e udhëtarëve “Mercedes” me targa kombëtare gjermane, nuk është ndalur në shenjën e ndalimit të dhënë nga zyrtarët policorë dhe me automjet ka goditur një zyrtar policor.
Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.



