Mesazh i fortë i Gjinit pas votimit: Fjala e qytetarëve është vendimtare për Kosovën

Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka ushtruar të drejtën e tij të votës dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në procesin zgjedhor.

Pas votimit, Gjini theksoi rëndësinë e vullnetit qytetar në përcaktimin e së ardhmes së vendit.

“Kosova u përket vetëm qytetarëve dhe ata duhet ta thonë fjalën e tyre sot. Shpresoj që këto zgjedhje të sjellin ditë më të mira për Kosovën”, deklaroi ai.

Gjini apeloi për pjesëmarrje sa më të madhe në votime, duke vlerësuar se vendimet e qytetarëve janë vendimtare për drejtimin që do të marrë vendi në vitet e ardhshme.

By admin