Mexhiti flet për bashkimin e VLEN-it: Jemi të hapur për të gjithë që nuk janë pjesë e BDI-së

“Ishte imperativ i kohës që VLEN të jetë një dhe të flet me një zë”, kështu tha Izet Mexhiti një ditë para Kongresit të Bashkimit dhe shtoi se shqiptarët në vazhdimësi janë ballafaquar me monopol politik ose të përçarë në shumë subjekte e fraksione. Mexhiti tha se ky është një fillim i ri duke bërë të ditur se janë të hapur për të gjithë ata që duan të jenë pjesë e VLEN, nga profile të ndryshme.

“Këtu nuk mbaron, VLEN do të jetë i hapur edhe për intelektualët e pavarur, do të jetë i hapur edhe për ekspertët e fushave të ndryshme, por do të jetë i hapur edhe për subjektet që për momentin nuk janë me BDI-në”, tha Mexhiti

Reklame

By admin7