Mexhiti nga kantieri i Kampusit “Nënë Tereza”: Shqiptarët po marrin hisen e tyre

Kryetari i Çairit dhe njëheritë bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka vizituar punimet që po zhvillohen me intensitet në terren për ndërtimin e Kampusit të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, raporton Zyrtare.

Gjatë vizitës së realizuar së bashku me stafin e universitetit, Mexhiti ka inspektuar ecurinë e punimeve, duke theksuar rëndësinë e këtij projekti për arsimin e lartë në gjuhën shqipe.
“Shqiptarët tashmë po marrin hisen që u takon. Gur mbi gur, Kampusi i Universitetit ‘Nënë Tereza’ po bëhet realitet!”, ka shkruar Mexhiti në një postim në rrjetet sociale, teksa ka publikuar pamje nga vizita në vendpunishte.
Ndërtimi i kampusit konsiderohet një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore në arsimin e lartë shqiptar në vend. Autoritetet kanë theksuar se realizimi i këtij projekti do të krijojë kushte moderne për studentët dhe stafin akademik të Universiteti Nënë Tereza.

By admin4