Në Novi Sad pasdite me akademi solemne do të shënohen “80 vjet nga shpërngulja e maqedonasve në Vojvodinë”.
Në akademinë solemne do të flasin kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, kryetari i Qeverisë së Serbisë, Gjuro Macut, kryetarja e Qeverisë Krahinore të Vojvodinës, Maja Gojkoviq, si dhe kryetarja e Këshillit Kombëtar të Pakicës Kombëtare Maqedonase në Republikën e Serbisë, Zorica Mitroviç.
Më 25 maj, kryeministri i Serbisë, Macut zhvilloi bisedime në Beograd me kryetaren e Këshillit Kombëtar të Pakicës Kombëtare Maqedonase, Zorica Mitroviç, rreth përmirësimit të situatës së anëtarëve të pakicës maqedonase. Siç u njoftua nga Qeveria e Serbisë me atë rast, ai deklaroi se Serbia dhe Maqedonia e Veriut janë vende vëllazërore dhe miqësore, të orientuara drejt bashkëpunimit, respektit dhe prosperitetit të ndërsjellë.
“Pakicat kombëtare janë pasuria e vërtetë e këtij vendi, për të cilën jemi krenarë”, tha Macut, duke shtuar se respektimi i diversitetit dhe barazisë së të gjithë qytetarëve është themeli i një shoqërie të shëndetshme dhe progresive.
Në takim, në të cilin mori pjesë edhe ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Serbi, Nikola Tupançeski, u diskutua për përvjetorin e sotëm që do të festohet në Novi Sad – 80 vjet nga shpërngulja e maqedonasve në Vojvodinë.


