Kryeministri Hristijan Mickoski ka përgënjeshtruar deklaratën e nënkryetarit të BDI-së, i cili ditë më parë deklaroi se ka komunikim mes BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së për datën e zgjedhjeve të parakohshme në pranverë. “Nuk ka dhe nuk ka pasur komunikim me BDI-në për zgjedhje të parakohshme.
Më se paku që na shkon në mend është komunikimi me Bujar Osmanin për tema të tilla serioze. Bujari duket qartë se duke krijuar tema nacionaliste dhe të sajuara, po pretendon të bëhet aktual”.



