Ministri i Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir vizitoi portin e Ashdodit, ku po mbahen aktivistët e flotiljes të ndaluar nga marina izraelite.
Siç postoi në kanalet e tij në mediat sociale nën titullin “Kështu i mirëpresim mbështetësit e terrorizmit”, ai tali aktivistët, ndërsa ata ecnin midis qindra të ndaluarve, me pranga dhe sy të lidhur dhe të gjunjëzuar: “Mirë se vini në Izrael, ne jemi zotërinjtë e shtëpisë” dhe “Populli i Izraelit është gjallë”.
Në një video tjetër, një aktiviste shihet duke bërtitur ‘Liri për Palestinën’, ndërsa rrëzohet përtokë nga një oficer.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Italisë.
“Imazhet e ministrit izraelit Ben Gvir janë të papranueshme. Është e papranueshme që këta protestues, përfshirë shumë qytetarë italianë, i nënshtrohen këtij trajtimi që dëmton dinjitetin njerëzor”, u shpreh kryeministrja italiane, Giorgia Meloni dhe Ministri i Jashtëm, Antonio Tajani.
“Qeveria italiane,” shtojnë ata, “po ndërmerr menjëherë të gjitha hapat e nevojshëm në nivelet më të larta institucionale për të siguruar lirimin e menjëhershëm të qytetarëve italianë të përfshirë. Italia kërkon gjithashtu një kërkimfalje për trajtimin e këtyre protestuesve dhe për shpërfilljen totale të treguar për kërkesat e qarta të qeverisë italiane.”
“Për këto arsye,” njoftojnë Meloni dhe Tajani, “Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar do të thërrasë menjëherë ambasadorin izraelit për të kërkuar sqarime zyrtare mbi atë që ndodhi.”/ ANSA.


