Udhëheqësi Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ndodhet në gjendje tepër kritike shëndetësore dhe mund të jetë pranë vdekjes.
Këtë e raporton media opozitare iraniane IranËire, që citon dy burime anonime pranë administratës së presidentit Masoud Pezeshkian.
Media në fjalë shkruan se në nivelet më të larta të regjimit po qarkullojnë zëra për përkeqësimin e gjendjes së tij. Khamenei nuk është shfaqur publikisht që nga marrja e detyrës dhe komunikimi me të, sipas presidentit Pezeshkian, është bërë “shumë i vështirë”.
Burimet pretendojnë se ai mund të jetë plagosur gjatë sulmit ku mbeti i vrarë babai i tij, Ali Khamenei, dhe që prej asaj kohe ka komunikuar vetëm përmes ndërmjetësve. Deri më tani, autoritetet iraniane nuk kanë konfirmuar zyrtarisht këto raportime.



