Molliqaj: LDK po e konfirmon çdo ditë që është parti pa ide e pa përkushtim politik

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka komentuar deklaratën e nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Hazirit lidhur me çështjen e presidentit.

Sipas Molliqajt, LDK po e konfirmon çdo ditë që është parti pa ide e pa përkushtim politik.

”LDK po e konfirmon çdo ditë që është parti pa ide e pa përkushtim politik. Ajo tani udhëhiqet nga grupe interesi e individë që luftojnë vetëm për poste e rehati të veten”, ka shkruar Molliqaj.

Kosova, me subjekte të tilla, ka mbetur pa opozitë, ka shtuar më tutje Molliqaj./Indeksonline/

By admin7