Mbrëmja e kaluar në Prishtinë i takoi tërësisht Yll Limanit. Këngëtari i njohur mbajti koncertin e tij madhështor në kryeqytet, ku mblodhi mijëra adhurues për të përjetuar një natë të mbushur me emocione, energji dhe muzikë të mirë.
Ylli dhuroi një performancë elektrizuese, duke dëshmuar edhe një herë lidhjen e tij të fortë me publikun e vendlindjes.
Krahas hiteve të tij më të dashura, të cilat u kënduan në një zë nga e gjithë turma, nata kishte edhe surpriza të veçanta për të pranishmit.
Një nga momentet më kulmore të mbrëmjes ishte ngjitja në skenë e ikonës së muzikës, Sinan Vllasaliu, si i ftuar special. Para se Sinani të dilte në skenë, Ylli këndoi hitin e tij legjendar, „Sa vite“.
Më pas, të dy artistët u bashkuan në skenë, ku interpretuan së bashku këngën e njohur të Yllit, „Ditë e natë“.
Në skenë u ngjit edhe Rina Balaj.
Të dy artistët kënduan së bashku bashkëpunimin e tyre më të ri, i cili është publikuar vetëm pak ditë më parë.



