Momenti kur makina merr përpara tifozët në Meksikë, disa të plagosur (VIDEO)

Një automjet ka marrë përpara një turmë njerëzish që ishin mbledhur në vendpushimin e njohur turistik të Cabo San Lucas, pasi Meksika fitoi një ndeshje të Kupës së Botës të mërkurën në mbrëmje, sipas një deklarate nga komuna e Los Campos.

“Sipas informacioneve fillestare, automjeti ishte i rrethuar nga një grup personash dhe, për arsye që pritet të sqarohen nga autoritetet kompetente, ai kaloi përmes turmës, duke plagosur disa persona”, thuhet në njoftimin e Bashkisë.

Një video që qarkullon në mediat sociale tregon një makinë që kalon me shpejtësi përmes turmës.

https://x.com/cabesenalar2026/status/2070018488932921507?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E2070018488932921507%7Ctwgr%5Ec430a80353a972a2870659f0901a9b12ff5a6869%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Feuronews.al%2Fmomenti-kur-makina-merr-perpara-tifozet-ne-meksike-disa-te-plagosur-video%2F

By admin5