Për atdhetarët shqiptarë të Severnistanit Mosmarrëveshja e Ohrit, paraqet një kërmë që duhet flakur në koshin e plehrave të historisë!
Prej dy dekadash MO dëshmoi se ishte një mosmarrëveshje dhe një kapitullimin pa kushte i palës shqiptare para palës sllavo-maqedone në Ohër më 2001, ku nofka e 20% u pranua nga pala shqiptare si fitore e madhe historike, por koha tregoi se ajo ishte një skllavëri e re me zinxhirë të rinj.
Dhe ja ku jemi sot, dy dekada më vonë 20% i turpit qëndron si gur varri mbi kokat e shqiptarëve, ku gjuha shqipe nuk ka emër por shifër!
Kush janë përgjegjës për këtë shtypje dhe përdhosje të re me nen dhe me kushtetutë?
Sigurisht që subjektet politike të kohës dhe krahu i luftës që humbi toruan dhe pranoi skllavërinë e re me 20% për gjuhën shqipe.
Ndërsa injoranca shqiptare e kremtoi si arritje dhe fitore historike 20% e turpit dhe e përdhunimit të identitetit gjuhësor, duke mos e lexuar dhe pa kërkuar interpretimin e saj nga ekspertë kushtetues.
Turpi mund të lahej me rastin e ndryshimeve kushtetuese kur më 11 janar të vitit 2019, në emër të integrimit në NATO, u bë kurban gjuha shqipe, ndërsa subjektet politike shqiptare pranuan rinenshtrimin dhe perdhosjen e gjuhës shqipe duke e lënë të paprekur 20% u turpit të shekullit.
Ja ku jemi sot, partiçkat tona kerkojnë si lypsarë që ky term ofendues të hiqet nga kushtetuta, por nuk ka vullnet politik nga komitët për ta hequr atë gur varri që qëndron në kushtetutë padrejtësisht si një subjekt generis i llojit të veçantë në botë.
MO, sanksionoi këtë term ofendues ndaj shqiptarëve me ndihmën e shqiptarëve për një çik pushtet!
Sot, ajo shifër e ofendimit të identitetit shqiptar është “peshqesh” i së kaluarës që duhet shkelmuar me forcë, por kjo është rruga revolucionare e ringritjes së dinjitetit kombëtar që partiçkave tona nuk i intereson, pasi kjo rrugë e barazisë dhe e dinjitetit kombëtar i “lë ata pa bukë”!
20% i turpit do vazhdoj të qëndroj me kokat e shqiptarëve si shpatë e Demokleut, derisa do të lind një lëvizje atdhetare që do t’i jap fund servilizmit dhe vasalitetit të shqiptarëve ndaj despotëve të Shkupit!
Medai Shaholli


