Mot me diell dhe temperatura deri në 40°C! Nga nesër priten reshje lokale dhe bubullima

Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira të pakta lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare me drejtim të ndryshueshëm. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 12 deri në 19°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 33 deri në 40°C.

Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me erë të dobët nga drejtime të ndryshme. Temperatura minimale do të jetë 16°C, ndërsa maksimalja do të arrijë 39°C.

Sipas parashikimit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), periudha me mot me diell dhe temperatura shumë të larta do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, ku në disa vende temperatura do të arrijë 40°C. Nga nesër deri në fund të javës, gjatë orëve të pasdites, pritet zhvillim lokal i vranësirave të paqëndrueshme, të shoqëruara me reshje të shkurtra shiu dhe bubullima.

By admin7