Moti sot do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë mesatare herë pas here e fortë kryesisht nga veriu. Përgjatë lumit Vardar, era do të arrijë shpejtësinë prej 50 km/orë.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 11 deri në 18 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 24 deri në 34 gradë.
Në Shkup, me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të bjerë në 18, ndërsa maksimale do të arrijë 30 gradë.
Të martën, moti do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë mesatare herë pas here e fortë kryesisht nga veriu. Përgjatë lumit Vardar, era do të arrijë shpejtësinë prej 50 km/orë. Të mërkurën, në pasdite, do të ketë kushte për shira lokalë dhe bubullima.



