Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i ngrohtë me periudha me diell. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar 40 kilometra në orë nga drejtimi verior, veçanërisht në pjesët lindore të vendit.

Temperatura minimale do të jetë në interval nga 9 deri në 18 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 26 deri në 34 gradë.

Në Shkup do të jetë mot me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtim i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të bie në 15 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 31 gradë.

Sipas parashikimit të DPHM-së, nga sot deri në fillim të javës së ardhshme moti paradite do të jetë me diell me vranësira të ndryshueshme.

“Për shkak të energjisë së madhe në atmosferë, në orët e pasdites do të ketë kushte për paraqitje lokale të stuhisë së shkurtër, veçanërisht në pjesët juglindore të vendit”, kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

By admin