Sot në vend do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe i ngrohtë, me periudha me diell. Era do të jetë e dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).
Gjatë orëve të pasdites pritet zhvillim i paqëndrueshmërisë lokale, e shoqëruar me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar.
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 9 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale gjatë ditës do të arrijnë nga 23 deri në 34 gradë.
Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Pasdite, në disa pjesë të luginës së Shkupit, priten kushte për paqëndrueshmëri me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 32 gradë Celsius.
Sipas DPHM-së, moti i ngrohtë do të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim, ndërsa nga e enjtja pritet mot kryesisht me diell dhe me vranësira të ndryshueshme gjatë ditës.

