Ekipet e shpëtimit nxorën një burrë nga rrënojat e një ndërtese 9-katëshe në Venezuelë në një operacion tetë ditë pas tërmeteve shkatërruese që goditën vendin.
44-vjeçari, Hernan Alberto Gil Flores ishte varrosur i gjallë nën 7 metra thellësi të rrënojave në La Guaira. Ai u lirua të enjten pas një përpjekjeje nga ekipet e shpëtimit vendase dhe ndërkombëtare.
“Ai tani është transferuar në një strukturë mjekësore”, tha brigada e zjarrfikësve në një postim në X, duke shtuar se i janë dashur 70 orë për të shpëtuar Gil Flores.
Departamenti i Zjarrfikësve të Kilit e përshkroi operacionin e shpëtimit si “shumë kompleks”, pasi ndërtesa mbeti e paqëndrueshme dhe ekipet duhej të përballeshin me rrënojat që binin.
Të mërkurën, Presidenti i Asamblesë Kombëtare Jorge Rodriguez njoftoi se të paktën 2,295 persona kishin vdekur, një rritje prej rreth 350 nga një ditë më parë. Por besohet se shifra e viktimave është shumë më e madhe



