Mulla Osman Musliu reagon ashpër ndaj Florin Krasniqit: Drenica nuk është plaçkë për lojëra politike!

Imami i Xhamisë së Drenasit, Mulla Osman Musliu, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ish-deputetit Florin Krasniqi, i cili kishte kritikuar Vetëvendosjen me fjalët: “Drenicën s’e kanë mposhtë krajla e sulltana, e po e mposhtin këta zhugana”.

Musliu tha se deklarata të tilla nuk janë dashuri për Drenicën, por përpjekje për të nxitur qytetarët kundër shtetit të Kosovës.

Reklame

“Drenica nuk është as pronë private e Florin Krasniqit, as bunker emocional ku secili politikan i dështuar futet për të ndezur mllef kundër qeverisë”, ka shkruar ai.

Sipas Musliut, është e rrezikshme që historia e Drenicës të përdoret për t’i bindur qytetarët se armiku i saj është vetë shteti i Kosovës.

“Drenica kurrë nuk ka luftuar kundër Kosovës dhe shqiptarisë. Drenica gjithmonë ka luftuar për Kosovën dhe shqiptarin”, theksoi Musliu në reagimin e tij.

By admin7