Mushkolaj: Osmanit i ka ra në mend për shtet veç kur Kurti nuk ia mundësoi edhe një mandat presidente

Analisti Imer Mushkolaj i ka reaguar ish-presidentes Vjosa Osmani, e cila ka thënë se tani “është shansi i fundit për ta rikthyer shteti”.

Ai e ka pyetur Osmanin se për cilin shtet e ka fjalën.

Reklame

Në profilin e tij në Facebook, Mushkolaj ka shkruar se Vjosa Osmanit i ka ra në mend për shteti veç kur Albini nuk ia mundësoi edhe një mandat presidente.

Sipas tij, për më shumë se pesë vite ata ishin një.

“Cilin shtet po lypë me rikthy Vjosa? Shtetin në krye të të cilit ishte për pesë vjet, duke i shërbyer me devotshmëri Albin Kurtit? Shtetin, privilegjet e të cilit i gëzoi, por nuk e çeli gojën kur duhej? Për fatin e shtetit Vjosës i ra ndërmend vonë – veç kur Albini nuk ia mundësoi edhe një mandat presidente. Deri atëherë ishin një të dy. Vjosa e ka hallin e karrierës së vet politike. Por, shteti është më i rëndësisishëm se fati politik i kujtdoqoftë – veçmas i hipokritëve që provojnë të shiten parimorë”, ka shkruar ai.

By admin7