Kompania Spacex njoftoi sot se planifikon një investim fillestar prej 55 miliardë dollarësh për të ndërtuar një fabrikë çipash në shtetin amerikan të Teksasit.
Sipas planit, të prezantuar nga CEO i SpaceX dhe Tesla Elon Musk, projekti i quajtur “Terafab” përfshin ndërtimin e një kompleksi të përparuar për prodhimin e gjysmëpërçuesve për inteligjencën artificiale në Austin, raporton Reuters.
Kompanitë e Musk-ut Spacex, Tesla dhe xAI, të cilat planifikojnë të ndërtojnë dy fabrika çipash, do të marrin pjesë në projekt.
Njëra fabrikë do të prodhonte çipa për automjetet Tesla dhe robotët humanoide Optimus, ndërsa tjetra do t’i dedikohej qendrave të përpunimit të të dhënave për sistemet e inteligjencës artificiale.
Musk ka deklaruar më parë se kapaciteti ekzistues global i prodhimit të çipave nuk do të jetë i mjaftueshëm për nevojat e ardhshme të kompanive të tij.
Është planifikuar të përdoret procesi i prodhimit “14A” i gjeneratës së re të Intel për prodhimin e çipave. Kompania Intel konfirmoi në prill se do të marrë pjesë në projekt. Musk nuk specifikoi afatet për zbatimin e projektit.

