Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka reaguar pasi gjatë ditës ka dështuar të përfundojë konstituimi i Kuvendit.
Sipas deputetes së PDK-së, mashtruesve u doli boja, e VV-ja sot e firmosi se ata janë bllokuesit e institucioneve.
Postimi i plotë:
MASHTRUESVE U DOLI BOJA!
Tre muaj me radhë VV-ja bëri propagandë, shpiku fajtorë për bllokadë dhe ua hodhi të tjerëve dështimin e vet.
Sot, para gjithë Kosovës, e zbuluan vetë skemën e tyre bllokuese.
Ky nuk është më vetëm dështim. Është hipokrizi politike.
Sot propaganda u përplas me realitetin dhe VV-ja mbeti pa alibi.
VV firmosi sot se ata janë bllokusit e institucioneve dhe pëngmarrësit e Shtetit!



