Musliu pyet sigurimin e Qeverisë për Kurtin: Veç po më intereson a ka hy brenda?

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, e ka pyetur stafin e sigurimit të Qeverisë se a ndodhet kryeministri në detyrë, Albin Kurti brenda objektit.

“Veç po më intereson a ka hy brenda?”, e pyeti Musliu njërin prej anëtarëve të sigurimit të objektit të Qeverisë, njofton Klankosova.tv.

Edhe sot deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë nisur një aktivitet simbolik para Qeverisë me thirrjen “Albin, eja në Kuvend”.

Kësaj iniciative iu bashkangjitën edhe deputetët e Aleancës.

By admin7