Ish-kryeministri Isa Mustafa ka kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, duke thënë se Kosova pret kthimin e tyre në atdhe.
Në një postim në Facebook, Mustafa ka kërkuar dhe paanshmëri në proces ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sipas tij, Kosova pret që ata të luftojnë për lirinë dhe të kthehen në atdhe.
Kosova sot krenohet dhe solidarizohet me personalitetet kyçe të UÇK-së që po gjykohen në Hagë; kërkon drejtësi dhe paanshmëri për ta. Pret që bijtë e saj, të cilët luftuan për liri dhe pavarësi, të kthehen në atdheun e tyre. Aty ku e kanë vendin”, shkruan Mustafa.
Sot, prej orës 14:00 mbahet marsh protestues në prag të vendimit përfundimtar për ish-krerët e UÇK-së në Hagë.



