Nasufi: Studiojmë me vite në shqip por detyrohemi të japim provimin në maqedonisht

Shkupi do të jetë sot skena e një proteste të madhe të organizuar nga studentët shqiptarë, të cilët do të ngrenë zërin për mbrojtjen e gjuhës amtare dhe dinjitetit kombëtar. Thirrja për tubim ka bërë bashkë jo vetëm rininë universitare, por i drejtohet të gjithë shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe më gjerë.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Ora News”, ishte Hava Nasufi, Studente shqiptare në Maqedoninë e Veriut, e cila u shpreh se kjo nuk është një protestë e zakonshme, por një lëvizje thelbësore për të ruajtur identitetin.

Reklame

“Është protestë për të ruajtur dinjitetin, për të ruajtur gjuhën dhe për të ruajtur njëri-tjetrin në këtë shtet ku mundohet të na shkel dita-ditës,” u shpreh ajo.

” Ky proces është shumë i rëndësishëm sepse nuk është vetëm një protestë e rëndomtë, por është protestë për të ruajtur dinjitetin, për të ruajtur gjuhën dhe për të ruajtur njëri-tjetrin në këtë shtet ku mundohet të na shkel dita-ditës dhe më shumë.

Sot protestojnë studentët shqiptarët, provimi i jurisprudencës të jepet edhe në shqip

Është një ditë shumë e rëndësishme, por jo vetëm për studentët. Kjo ditë është shumë e rëndësishme për të gjithë shqiptarët, jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, por të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, sepse sot do të ngrihemi, presim që të ngrihemi të gjithë me një zëri për një të drejtë tonën.

Protesta është tanimë veç e organizuar. Do të nisë në orën 16:30 në Urën e Gurit në Shkup dhe pastaj do të marshojmë, do ta organizojmë atje me të gjithë pjesëmarrësit, studentë dhe jo vetëm.

Gjuha shqipe për ne, sidomos studentët e Maqedonisë së Veriut ka qenë gjithmonë shumë e rëndësishme, një element të cilin ne kemi dashur gjatë gjithë kohës ta ruajmë me shpirt dhe të mos ta lëmë që një shtet i cili mundohet të na shkel, të na ulë të drejtat tona.

Studentët e Maqedonisë së Veriut gjatë gjithë kohës studiojnë në gjuhën shqipe, pra vlen të theksohet që ne studiojmë katër vite ose pesë vite në universitet në gjuhën shqipe dhe më pas në fund për t’u licencuar unë si psikologe, ose për provimin e jurisprudencës, ne duhet që të të të bëjmë provimin në gjuhën maqedonase dhe kjo nuk duket aspak e drejtë për të gjithë siç e shohim”, u shpreh Nasufi.

By admin