Ndahet nga jeta Ismail Toçi “Malushi”, ish pjesëtar i Brigadës 113, Mexhiti: Liria mban edhe emrin tënd

Ka ndërruar jetë Ismail Toçi “Malushi”, ish pjesëtar i Brigadës 113 dhe pjesëmarrës në Betejën e Haraçinës.

Më 23 qershor 2001, Malushi ishte plagosur rëndë gjatë luftimeve në Haraçinë.

Bashkëluftëtarët dhe miqtë e tij kanë shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta, duke u lutur që Zoti ta shpërblejë për sakrificën dhe kontributin e tij.

Kryetari i Çairit, Izet Mexhiti ka shprehur pikëllimin e tij për ndarjen nga jeta të Toçit.

“Jeta nuk e kurseu, por ai e jetoi atë me dinjitetin e një njeriu që kishte dhënë shumë për idealet në të cilat besonte. Për mua dhe për shumë të tjerë, Ismail Toçi do të kujtohet me nderim për sakrificën që bëri dhe për gjurmën që la pas”, ka shkruar Mexhiti.

By admin7